Ndikimet e lojës tek fëmijët

Loja i nevojitet fëmijës që ta zhvillojë trupin, intelektin dhe veçantitë e tij, ashtu  si ushqimi, shtëpia, ajri i freskët, ushtrimet dhe pushimi. Përzgjedhja e lodrave të përshtatshme , ambientit për lojë dhe shokëve të lojës, ka rëndësi primare për fëmijën. Loja paraqet një formë të bashkimit të efektit fizik dhe mendor, në mënyrë që

Loja i nevojitet fëmijës që ta zhvillojë trupin, intelektin dhe veçantitë e tij, ashtu  si ushqimi, shtëpia, ajri i freskët, ushtrimet dhe pushimi. Përzgjedhja e lodrave të përshtatshme , ambientit për lojë dhe shokëve të lojës, ka rëndësi primare për fëmijën. Loja paraqet një formë të bashkimit të efektit fizik dhe mendor, në mënyrë që në fund të arrihet kënaqësia emocionale.

Lodrat duhet të jenë të përshtatura me moshën dhe zhvillimin e fëmijës. Nuk duhet të ketë pak lodra, por as tepër, sepse  fëmija  mund  të hutohet.

Ambienti për lojë nevojitet për aktivitete të lira. Çdo fëmijë duhet ta ketë territorin e vet të sigurt.

Koha e lojës duhet të jetë e arsyeshme, më parë e planifikuar. Loja nuk duhet të jetë tepër e shkurtër, për të mos shkaktuar frustrimin e fëmijës, por as tepër e gjatë, në mënyrë që të mos mërzitet.

Shokët në lojë janë të nevojshëm në të gjitha etapat e zhvillimit.

 

Llojet e lojërave

Fëmija fillon që të luajë sapo të lirohet nga reflekset e të sapolindurit. Kënaqësia në lojë varet nga përkrahja e të rriturve, si dhe nga përdorimi i pajisjeve të tjera. Loja mund të ndahet në aktive, kërkuese, imituese, konstruktive dhe loja me rregulla (fitore-humbje).

 

1. Loja aktive nënkupton lëvizjet – kontrollin e kokës, trupit, gjymtyrëve, gjatë qëndrimit ulur, zvarritjes etj.

2. Loja kërkuese dhe manipuluese fillon pas muajit të tretë, me lojën me gishta, kontrollimin e lëvizjeve dhe shqisave.

3. Loja imituese fillon tepër herët, por bëhet evidente midis muajit 7-9.

4. Loja konstruktive fillon me kuba të thjeshtë, rreth muajit 18-20.

5. Loja me rregulla kërkon shkallë të lartë të aftësive, duke përfshirë edhe kuptimin e shprehjeve abstrakte. Zakonisht fillojnë në moshën 4 vjeçare.

 

Masat e kujdesit

Duhet theksuar rëndësinë e sigurimit të lodrave për fëmijët e vegjël: lodrat duhet të jenë të sigurta në përdorim, të mund të lahen dhe që të jenë sa më të forta. Ambienti për lojë duhet të jetë i njohur për fëmijën, i ngrohtë, pa rreziqe. Shfrytëzimi i lodrave në ambient të hapur duhet të bëhet vetëm nën përkujdesjen e prindërve, apo të të rriturve të tjerë.

B.Belegu

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar