Ndihma humanitare dhe çarmatim i armëve në Siri

0

Regjimi sirian është pajtuar për shkatërrimin e arsenalit kimik pas një sulmi të dyshuar kimik, i cili ka ndodhur më 21 gusht dhe ka vrarë qindra persona.

Çarmatimi parashikohet me një marrëveshje të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e cila javën e kaluar është shndërruar në rezolutë të Kombeve të Bashkuara.

Këshilli I sigurimit të OKB-së po ndërmerr hapa konkrete për të dhënë ndihma humanitare në Siri.

Përpjekjet e ndihmave humanitare vijnë pas miratimit të rezolutës për kontrollin dhe asgjësimin e armëve në Siri.

Sipas OKB-së situata paraqitet tepër e rënduar,pasi shumë qytete janë të bllokuara nga luftimet,si dhe postblloqet pengojnë shpërndarjen e ndihmave.

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here