Ndërron jetë viktima e tretë nga aksidenti Levan-Vlorë

0

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, në mbrëmjen e 22 prillit, ka çuar dje në mbrëmje numrin e viktimave në tre.

Ndërroi jetë në spitalin rajonal të Fierit i plagosuri i tretë nga aksidenti shtetasi Peral Godaj.

Shtetasi Godaj kishte marrë plagë të rënda, dhe nuk mundi ti përballonte dot edhe pse mjekët bënë të pamundurën për të mbajtur gjallë në jetë.

Aksidenti fatal, në të cilën u përplasen 2 makina duke u marrë jetën 3 personave, ndodhi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here