Të paktën 12 shtete të NATO-s kanë refuzuar të marrin pjesë në operacionin ushtarak të ndërhyrjes në Siri. Pas deklarimit të Britanisë se nuk do të marrë pjesë në sulmet ndaj Sirisë, ka ardhur edhe tërheqjen e Gjermanisë. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Verstervelle ka deklaruar se vendi i tij nuk dëshiron të marrë
Të paktën 12 shtete të NATO-s kanë refuzuar të marrin pjesë në operacionin ushtarak të ndërhyrjes në Siri.
Pas deklarimit të Britanisë se nuk do të marrë pjesë në sulmet ndaj Sirisë, ka ardhur edhe tërheqjen e Gjermanisë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Verstervelle ka deklaruar se vendi i tij nuk dëshiron të marrë pjesë në ndërhyrjet ushtarake të planifikuara në Siri, por ka shtuar se Gjermania i dënon sulmet me armë kimike të bëra nga regjimi i Assadit.
Ndërkohë, nga Moska dhe Irani ka patur një reagim edhe më të ashpër kundër ndërhyrjeve. Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Genadi Gatillov ka deklaruar se Moska është kundër çdo rezolute të OKB-së, e cila mund të përdoret për veprime ushtarake kundër Sirisë.
E vetmja mbështetëse e SHBA-ve mbetet Franca.
Presidenti francez , Fransua Hollande ka theksuar se vendi i tij do të marrë pjesë në çdo aksion ushtarak mbi Sirinë, pasi sulmi i dyshuar me armë kimike i cili ka shkaktuar dëme të pariparueshme nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *