“Nder të luaj për një klub që nuk ka rënë në Serinë B”

Mesfushori i ri i Interit, Hernanes, është prezantuar sot tek ky klub dhe në konferencën e parë për shtyp ka sqaruar arsyet se pse ka bëri këtë lëvizje. “Jam i bindur se mund të jemi shumë të suksesshëm. Dua të falënderoj të gjithë. Interi është klub i madh me shumë lojtarë të mëdhenj. Maxarri është top trajner, ai

Mesfushori i ri i Interit, Hernanes, është prezantuar sot tek ky klub dhe në konferencën e parë për shtyp ka sqaruar arsyet se pse ka bëri këtë lëvizje.

“Jam i bindur se mund të jemi shumë të suksesshëm. Dua të falënderoj të gjithë. Interi është klub i madh me shumë lojtarë të mëdhenj. Maxarri është top trajner, ai ishte një prej arsyeve pse e zgjodha Interin… Në momentin e parë që Interi u interesua për mua, unë kam dashur ta shfrytëzoj rastin. Gjithmonë e kam ëndërruar Interin”.

“Unë e admiroj historinë e Interit, sepse është klubi i vetëm që kurrë nuk ka rënë në Serinë B. Unë e admiroj historinë e Interit për shkak se kurrë nuk ka qenë i përfshirë në skandalet e pista të para pak viteve. Të jem në një klub që nuk ishte përfshirë kurrë në asnjë skandal, më bën të jem edhe më shumë i lidhur për të”, ka deklaruar Hernanes duke thumbuar edhe skuadrat e tjera të mëdha të futbollit italian.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar