Ndalohet shqiptari, shiste lëndë narkotike në shtëpi

Policia e Sirolo, në Ankona të Italisë ka arrestuar një shqiptar nën akuzën trafikim droge, të cilën e kryente në banesën e tij. Gjatë arrestimit policia gjeti një kamarier Italian të moshës 29 vjeçare, i cili kishte me vete kokainë të sapo blerë me peshë 2.5 gramë. Fillimisht policia ka hyrë brënda shtëpisë nga ku

Policia e Sirolo, në Ankona të Italisë ka arrestuar një shqiptar nën akuzën trafikim droge, të cilën e kryente në banesën e tij.

Gjatë arrestimit policia gjeti një kamarier Italian të moshës 29 vjeçare, i cili kishte me vete kokainë të sapo blerë me peshë 2.5 gramë.

Fillimisht policia ka hyrë brënda shtëpisë nga ku doli i riu, ku gjeti shqiptarin e njohur si z.Bundo, 30 vjeç, i cili sapo fuste në xhep sasinë e parave që sapo kishte marrë nga klienti i tij.

Policia ka nisur menjëherë kontrollin e te gjithë banesës nga ku gjeti lëndë narkotike dhe material paketimi të saj.

Burimet paraprake bëjnë me dije se kjo banesë shërbente si qëndër për shpërndarjen e drogës, të cilën policia e mbante vazhdimisht nën vëzhgim të vazhdueshëm, nga shihte të hynin e të dilnin të rinj me varësi nga droga.

Pas arrestimit të z.Bundo policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij, pasi dyshohet se këtë veprimtari ai e ka kryer edhe me persona të tjerë.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar