Ndalohen 20 klandestinë, mes tyre një grua shtatzënë

0

20 klandestinë nga vendet aziatike u ndaluan nga policia e Gjirokastrës ditën e sotme në afërsi të fshatit Jergucat. Mësohet se mes të ndaluarve ishte edhe një grua shtatzënë.

Policia ka bërë të ditur se ata kishin hyrë në tokën shqiptare, pasi kishin kaluar kufirin me Greqinë dhe destinacioni i tyre ishte Italia. Klandestinët janë me origjinë nga Pakistani, Sudani dhe Afganistani.

Personat në fjalë nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe as psikologjike, sepse e kishin kaluar natën në shi. Gruaja shtatzënë u dërgua menjëherë me ambulancë në spital.

/Objektiv.al/

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here