Interi është ndalur në barazim 1-1 me Kaljarin në javën e gjashtë të Seria A. Ndërsa Lacio ka barazuar 2-2 me Sasuolon. Zikaltërit zhvilluan një lojë shumë të mirë, duke krijuar disa raste që në fillim të lojës por portieri Agaci ishte spektakolar. Në pjesën e dytë Interi aktivizon Palasion, Ikardin dhe Militon. Në minutën
Interi është ndalur në barazim 1-1 me Kaljarin në javën e gjashtë të Seria A. Ndërsa Lacio ka barazuar 2-2 me Sasuolon.
Zikaltërit zhvilluan një lojë shumë të mirë, duke krijuar disa raste që në fillim të lojës por portieri Agaci ishte spektakolar.
Në pjesën e dytë Interi aktivizon Palasion, Ikardin dhe Militon.
Në minutën e 75 Ikardi shënon një gol shumë të thjesht pas krosit të Nagatomos duke e çuar 0-1 rezultatin. Vetëm 8-ë minuta zgjat avantazhi pasi Naingolan barazon rezultatin.
Ndërkoh Lacio pas një pjese të parë shumë të vështirë, në të dytën gjen avantazhin e dyfishtë në pak minuta në minutën e 50 (Dias) dhe 54 (Kandreva).
Por, vendasit kundërpërgjigjen në të 55 me anë të Skelotos dhe në të 77 Floro Flores shënon një supergol nga rreth 30 metra.
Inter mban vendin e katërt me 14-ë pikë dy më pak se Napoli e Juve dhe një më pak se Roma e cila luan në darkë.
Lacio ka 10-ë pikë dhe mban vendin e
gjashtë.
/Ariglon Pali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *