Ndaj Danimarkës vetëm për fitore!

Trajneri Xhani de Biasi deklaron se objektivi i Shqipërisë në përballjen me Danimarkën në “Elbasan Arena” është vetëm fitorja. Në konferencën për shtyp të dhënë në qytetin e Durrësit, aty ku kombëtarja po bën përgatitjet, trajneri kuqezi tha se skuadra nuk do të hyjë në fushë për barazim, por vetëm për fitoren e ndeshjes.De Biasi

Trajneri Xhani de Biasi deklaron se objektivi i Shqipërisë në përballjen me Danimarkën në “Elbasan Arena” është vetëm fitorja.

Në konferencën për shtyp të dhënë në qytetin e Durrësit, aty ku kombëtarja po bën përgatitjet, trajneri kuqezi tha se skuadra nuk do të hyjë në fushë për barazim, por vetëm për fitoren e ndeshjes.De Biasi sërish u bëri thirrje lojtarëve që të përqendrohen tek ndeshja dhe të shmangin euforinë e fitores në Portugali.

Sa i përket formacionit, tekniku italian nuk dha asnjë detaj, por ajo që mund të parashikohet, të paktën nga seancat stërvitore është se në fushë do të hidhet një skuadër më sulmuese dhe tekniku italian në seancën e fundit i kushtoi vëmendje sulmit të skuadrës, ndoshta për të përfituar nga momenti jo i mirë i fazës difensive të danezëve.

Rama, Cikalleshi, Bala, Salihi dhe Kapllani të gjithë kaluan në sitën e trajnerit, që ka kërkuar përqendrimin maksimal ndaj kundërshtarëve nordikë dhe këtë e ka treguar edhe në intervistat e mëhershme ku kërkonte që të harrohej Portugalia dhe Serbia e të mendohej vetëm për Danimarkën.

Kuqezinjtë luajnë në Elbasan si kryesues të grupit. Ndoshta kjo është mundësia jonë për të shpresuar në një kualifikim, i cili sigurohet me pikë dhe pikët me fitore; ndaj le të shpresojmë një përurim me fitore të stadiumit të ri.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar