Ndahet nga jeta rapsodi Tahir Ndrenica

0

Rapsodi i madh shqiptar Tahir Ndrenica ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare.

Në karrierën e tij artistike rapsodi Ndrenica ka performuar përkrah të artistwve tw mëdhenj Qamili i Vogël, Salih Bahjrami, Rizah Bllaca dhe Feriz Krasniqi.

Tahir Ndrenica e nisi karrierën e tij në vitin 1948 dhe nuk e ndali këndimin në zhanrin tradicional të muzikës shqiptare deri para pak kohësh.

Rapsodi Ndrenica në vitin 1960 u vendos pranë Radio Prishtinë, kohë dhe vend ku ai u bë i njohur për mbarë publikun.

Ngushëllimet për familjen Ndrenica nuk kanw munguar as nga Ministri i Kulturës së Kosovës Memli Krasniqi.

Gjitashtu, ai u shpreh: “Për dekada me radhë, Tahir Drenica përmes këngëve të tij ka përcjellë tek brezat heroizmin e popullit tonë, dhe mbi të gjitha dashurinë për vendin. Tahir Ndrenica ka qenë një simbol i folklorit tonë, aq më tepër për shumë gjenerata me radhë, të cilët ai i mësoi dhe iu qëndroi pranë çdo herë. Ai ka qenë një nga ruajtësit më të mirë të trashëgimisë sonë shpirtërore.”

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here