Ndahet nga jeta aktorja kosovare Fatime Llugiqi

0

 

Shumë kolegë dhe familjarë u mblodhën sot për të nderuar aktoren e njohur Fatime Llugiqin, e cila ndërroi jetë, në moshën 67 vjeçare.

10009303_1431864350388624_269227411_n-716x460

Varrimi i aktores u bë sot , në orën 14:30 në fshatin Lupç të Poshtëm, në Kosovë.

Dje, në orën 11:00, u mbajt një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtarë të Kosovës në nder të aktores.

“Fatimja ishte aktore e heshtur, nuk ishte pjesë e asaj jete të zhurmshme. Ishte pjesë e jetës që nuk dëgjohej. Kam pasur nderin të punoj projektin e parë timin me Fatimen. Ajo vërtetë ishte ajo pjesa e shpirtit që ishte në skenë dhe nuk dëshironte të shihej. Dëshironte të ishte esenca e jo ambalazha. Si pjesë e një pozitivitet që në logjikën time është vetë arti”, u shpreh drejtori i teatrit Agim Sopi.

Aktorja Aurita Agushi e ngriti kujtimin e saj lartë duke e vlerësuar si person që i ka dhënë shumëçka në jetë, duke u shprehur në mënyrë të vecantë si njeriu që dinte si të të mbante afër.

Fatime Llugiqi, jetën e saj si aktore e kishte nisur që në vitin 1973,  në Teatrin Kombëtar.

Ajo mbahet mend për rolin e saj në filmin “Migjeni” me regji të Ismajl Ymerit, sikurse edhe për role të shumta në teatër dhe filma të tjerë, si “Te ngujuarit”, “Hana prej letre”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Ana Karenina” etj.

A.T

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here