Navalny del papritur nga burgu, vazhdon garën për kryebashkiak

Navalny del papritur nga burgu, vazhdon garën për kryebashkiak

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u khye në Moskë pas lirimit të tij të papritur nga burgu dhe thotë se do të vazhdojë fushatën për kryetar bashkie të kryeqytetit. Ai dhe bashkëshortja e tij mbërritën të shtunën pasi udhëtuan natën nga Kirovi, dhe u pritën në stacionin e trenit nga një turmë entuziaste përkrahësish.

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u khye në Moskë pas lirimit të tij të papritur nga burgu dhe thotë se do të vazhdojë fushatën për kryetar bashkie të kryeqytetit.
Ai dhe bashkëshortja e tij mbërritën të shtunën pasi udhëtuan natën nga Kirovi, dhe u pritën në stacionin e trenit nga një turmë entuziaste përkrahësish. Zoti Navalny u tha përkrahësve se do të marrë pjesë në garën bashkiake të 8 shtatorit dhe se do të fitojë.

Në Kirov të enjten zoti Navalny u dënua me pesë vjet burg për përvetësim të një vlere prej 500 mijë dollarësh nga një kompani shtetërore, ndërsa punonte si këshilltar i një guvernatori province në vitin 2009. Por një gjykatë apeli e liroi atë dje papritur, ndërsa ai është në procesin e apelimit të dënimit dhe vazhdon garën zgjedhore.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar