Napoli-Juventus, Hysaj i gatshëm për supersfidën

Napoli do të presë të dielën në “San Paolo” për javën e 30-të kryesuesit e Serisë A, Juventusin. Tekniku i napolitanëve Sarri i ka të gatshëm të gjithë lojtarët, duke përfshire këtu edhe mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran pësoi një dëmtin në kavilje gjatë ndeshjes me Bosnjën në “Elbasan Arena”. Hysaj nuk është stërvitur

Napoli do të presë të dielën në “San Paolo” për javën e 30-të kryesuesit e Serisë A, Juventusin. Tekniku i napolitanëve Sarri i ka të gatshëm të gjithë lojtarët, duke përfshire këtu edhe mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shkodran pësoi një dëmtin në kavilje gjatë ndeshjes me Bosnjën në “Elbasan Arena”. Hysaj nuk është stërvitur me ekipin ditën e premte, ndërkohë që është nën kujdesin e fizioterapistëve.

Napolitanët janë të sigurtë se Hysaj do të jetë i gatshëm për supersfidën kundër Juventusit. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe menaxhiri i lojtarit Mario Guiffredi në një intervistë për Radion “Kiss Kiss”.

“Elseidi ka pasur një problem në kycin e këmbës, por tashmë ai do jetë i gatshëm për sfidën e së dielës. Të gjithë jemi optimist përpara përplasjes me Juventusin”, deklaron Guiffredi, duke shtuar se Hysaj është i vetëdijshëm për potencialin e tij.

 G. Duka

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar