Napoli i “galaktikëve” merr kryesimin, sonte pritet Roma

Napoli i “galaktikëve” merr kryesimin, sonte pritet Roma

Skuadra e Napolit gjendet në krye të Serie A pas fitores 2-0 kundër Atalantës. Benitez e filloi ndeshjen me formacionin 4-3-1-2 duke i qëndruar besnik këtij moduli që nga ndeshja e parë e Serie A. Ndeshja është dominuar totalisht nga “të kaltrit”, me shumë raste shënimi si në pjesën e parë ashtu edhe në të

Skuadra e Napolit gjendet në krye të Serie A pas fitores 2-0 kundër Atalantës. Benitez e filloi ndeshjen me formacionin 4-3-1-2 duke i qëndruar besnik këtij moduli që nga ndeshja e parë e Serie A.

Ndeshja është dominuar totalisht nga “të kaltrit”, me shumë raste shënimi si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por do të ishte minuta e 71-të kur Napoli do të shënonte me sulmuesin Higuain. Më pas në minutën e 74-t Cigarini i Atalantës merr kartonin e dytë të verdhë dhe del me të kuq. Goli i dytë do të vinte në minutën e 81-të nga këmbët e ish-madrilenit tjetër, Kajehon.

Ndërsa gjendet e vetme në kryesimin e Serie A me pikë të plota, në ndjekje të tij janë Interi, Fiorentina dhe Juventusi me nga 7 pikë. Lacio e kapitenit tonë Cana ka arritur të marrë një fitore të pastër brenda në shtëpi me rezultatin 3-0 kundrejt Kievos.

Sot në orën 20:45 do të luhet ndeshja e fundit e kësaj jave në Serie A, ku do të përballen Parma dhe Roma.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar