Nis ngjyrosja, çmimi i naftës drejt rritjes

Nis ngjyrosja, çmimi i naftës drejt rritjes

Koncesioni për ngjyrosjen e karburanteve mori vulën finale nga qeveria dhe ka nisur zbatimin në treg. Tashmë firma që do të bëjë “kontrollin” e cilësisë dhe tregut me anë të bojës ka në duar edhe vendimin e fundit të qeverisë, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare. Duke filluar nga 1 korriku karburantet duhet të

Koncesioni për ngjyrosjen e karburanteve mori vulën finale nga qeveria dhe ka nisur zbatimin në treg. Tashmë firma që do të bëjë “kontrollin” e cilësisë dhe tregut me anë të bojës ka në duar edhe vendimin e fundit të qeverisë, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare.

Duke filluar nga 1 korriku karburantet duhet të ngjyrosen para se të hidhen në treg. Ndërkaq, vendimi përmban tri faza, por sidoqoftë kostoja do të jetë e njëjtë. Të gjitha subjektet që nxjerrin, importojnë apo eksportojnë karburante, do të duhet që të paguajnë për shërbimin e markimit dhe çmimi i vendosur është 614 lekë pa TVSH për 1000 litra.

Sipas një llogaritje të thjeshtë, në rast se çmimi i markimit është 614 lekë pa TVSH,  pas aplikimit të taksës ai arrin në 736.8 lekë pët 1000 litra ose 0.73 lekë për litër. Ndërkohë që çmimi varion nga 189 deri në 194 lekë për litër. Pas aplikimit të procedurës së re të ngjyrimit, pritet që çmimi të shkojë në 190 deri në 195 lekë për litër.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar