Nafta bie në 109 dollarë

Në sesionin e sotëm Nafta Brent e Londrës ra në 109 dollarëve për fuçi  pas tërheqjes së fitimeve nga investorët kohët e fundit. Nafta Brent e Londrës në muajin qershor ra me 40 cent në 109.13 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ra me 16 cent në 104.14 dollarë për fuçi. Por gjatë javës

Në sesionin e sotëm Nafta Brent e Londrës ra në 109 dollarëve për fuçi  pas tërheqjes së fitimeve nga investorët kohët e fundit.

Nafta Brent e Londrës në muajin qershor ra me 40 cent në 109.13 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ra me 16 cent në 104.14 dollarë për fuçi.

Por gjatë javës së kaluar nafta Brent fitoi rreth 2% të vlerës dhe po gjen një mbështetje edhe nga vonesat për rihapjen e disa porteve në Libi.

Shkak për një veprim të tillë kanë qënë paqartësitë në lidhje me krizën në Ukrainë që ka kufizuar humbjet. Gjatë javës së kaluar, fuqitë e mëdha dhe Rusia arritën një marrëveshje për të shmangur konfliktin në Ukrainë, por zbatueshmëria e marrëveshjes është vënë në pikëpyetje, pasi të paktën 3 persona gjetën vdekjen gjatë shkëmbimit të zjarrit në një qytet ukrainas të kontrolluar nga separatistët pro-Rusë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar