Naço-Arvizu: Forcim bashkëpunimi në fushën e drejtësisë

0

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu kanë zhvilluar një takim ditën e sotme.

Temë e diskutimit ka qenë forcimi i bashkëpunimit  midis dy vendeve SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë.

Në këtë takim është rënë dakort për rritjen e koordinimit në reformat e Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në sistemin e burgjeve.

Në fjalimin e tij Naço është shprehur se: ‘’ Qëllimi ynë është lufta pa kompromis ndaj korrupsionit”.

Ndërsa ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ka premtuar se SHBA do të jetë gjithmonë pranë institucioneve shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here