Naço-Arvizu: Forcim bashkëpunimi në fushën e drejtësisë

Naço-Arvizu: Forcim bashkëpunimi në fushën e drejtësisë

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu kanë zhvilluar një takim ditën e sotme. Temë e diskutimit ka qenë forcimi i bashkëpunimit  midis dy vendeve SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë. Në këtë takim është rënë dakort për rritjen e koordinimit në reformat e Këshillit të Lartë të

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu kanë zhvilluar një takim ditën e sotme.

Temë e diskutimit ka qenë forcimi i bashkëpunimit  midis dy vendeve SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë.

Në këtë takim është rënë dakort për rritjen e koordinimit në reformat e Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në sistemin e burgjeve.

Në fjalimin e tij Naço është shprehur se: ‘’ Qëllimi ynë është lufta pa kompromis ndaj korrupsionit”.

Ndërsa ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ka premtuar se SHBA do të jetë gjithmonë pranë institucioneve shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar