Myslimanët e Maqedonisë: Dialogu mbetet një farsë

Myslimanët e Maqedonisë: Dialogu mbetet një farsë

Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë do të bojkotojë Konferencën e Dialogut Ndërfetar dhe Ndërkulturor që do të mbahet në Shkup, organizuar nën kujdesin e Qeverisë Maqedonase dhe të Ministrisë së Kulturës. Arsyeja e këtij bojkoti është diskriminimi i vazhdueshëm që i është bërë këtij institucioni dhe besimtarëve myslimanë në vend nga ana e institucioneve të

Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë do të bojkotojë Konferencën e Dialogut Ndërfetar dhe Ndërkulturor që do të mbahet në Shkup, organizuar nën kujdesin e Qeverisë Maqedonase dhe të Ministrisë së Kulturës.

Arsyeja e këtij bojkoti është diskriminimi i vazhdueshëm që i është bërë këtij institucioni dhe besimtarëve myslimanë në vend nga ana e institucioneve të shtetit. Kështu ka deklaruar BFI në një njoftim për opinionin publik, duke listuar edhe disa nga arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi.

“Ne nuk mund tё presim mё shumë qё tё kenë zgjidhje problemet e akumuluara ndër vite si: Çarshi Xhamia nё Prilep, Xhamia nё Llazheç , kryqet nё Sahat Kullat e Manastirit dhe Prilepit, kthimi i tokave tё nacionalizuara tё BFI-sё, ndarja e tokës pёr ndërtimin e Qendrës Islame nё Shkup, përjashtimi i elementit islam nga Qendra e Shkupit në projektin Shkupi 2014 dhe të tjera. Fatkeqësisht, asnjë vesh qeveritar nuk u tregua serioz tё dëgjojë kërkesat tona disavjeçare”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Institucioni i vetëm islam në Maqedoni ka thënë se nuk mund të përfshihet në farsën e “dialogut fetar dhe ndërkulturor”.

BFI nuk mori pjesë edhe në konferencën me të njëjtin motiv të mbajtur në Ohër në vitin 2010. “Në vitin 2010, gjatë mbajtjes së të njëjtës konferencë në Ohër, ne kërkuam: rindërtimin e xhamisë së Prilepit, ndërtimin e xhamisë së Llazheçit dhe ndarjen e një lokacioni për rezidencë dhe qendër kulturore për BFI-në. E vetmja kërkesë që u pranua ishte përdorimi i gjuhës shqipe në Konferencë, por që nuk dihet nëse do të përmbushet edhe këtë vit”,- thuhet më tej në njoftimin e Bashkësisë Fetare Islame.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar