Myanmari bëhet vendi i 106-të që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Nëpërmjet një note verbale, Ministria e Punëve të Jashtme të Unionit Myanmar (Birmani) ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur, raporton RTK. Myanmari ndodhet në Azinë juglindore dhe ka
Myanmari bëhet vendi i 106-të që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Nëpërmjet një note verbale, Ministria e Punëve të Jashtme të Unionit Myanmar (Birmani) ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur, raporton RTK.
Myanmari ndodhet në Azinë juglindore dhe ka një popullsi prej 60 milionë banorësh dhe një sipërfaqe prej 676 mijë kilometrash katrorë. Myanmari është vendi i 106-të që ka njohur deri më tani Republikën e Kosovës dhe i dyti për vitin 2014.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *