Muzeu Historik Kombëtar, vizitohet nga 3 mijë turistë

Muzeu Historik Kombëtar, vizitohet nga 3 mijë turistë

Muzeu Historik Kombëtar këtë sezon vere duket se ka terhequr sërisht vemendjen e shume turistëve nga mbarë bota. MHK bën të ditur se këtë sezon vere, pikërisht në muajin qershor, ai është vizituar nga mbi 3000 turistë. Muzeologia Sotirulla Hoxha shprehet se: “Vetëm për muajin qershor muzeu më i madh në vend është vizituar nga

Muzeu Historik Kombëtar këtë sezon vere duket se ka terhequr sërisht vemendjen e shume turistëve nga mbarë bota.

MHK bën të ditur se këtë sezon vere, pikërisht në muajin qershor, ai është vizituar nga mbi 3000 turistë.

Muzeologia Sotirulla Hoxha shprehet se: “Vetëm për muajin qershor muzeu më i madh në vend është vizituar nga mbi 3000 turistë.” Të dhëna të nxjerra nga harta gjeografike e vizitorëve nga e gjithë bota.

Gjithashtu, ajo shton se kushtet e ruajtjeve të objekteve të këtij muazeu duhet të ishin ndryshe.

Muzeu Historik Kombëtar numeron deri tanime rreth 4600 objekte si dhe një numër të madh fotografish të pasqyruara në 7 pavijonet e tij, atij të periudhës së Antikitetit, Mesjetës, Rilindjes, periudhës së Pavarësisë, etj.

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, vizitorët kanë mundësi të shikojnë edhe pavijonin i Terrorit Komunist.

Ky pavjon risjell në memorien e shumë qytetarëve një prej ngjarjeve më të hidhura gjatë diktaturës komuniste.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar