Muzeu Etnografik i Elbasanit rrezikon të mbyllet

Muzeu Etnografik i Elbasanit është një nga muzetë e rrallë në vendin tonë dhe i vetmi muze i mbetur në këtë qytet, shkruan sot “Elbasani Plus”. Ai është ngritur në një shtëpi tradicionale elbasanase, e cila në vitet 80-të falë një restaurimi u përshtat për t’u bërë muze. Në të ndodhën vlera të mëdha  pasurore

Muzeu Etnografik i Elbasanit është një nga muzetë e rrallë në vendin tonë dhe i vetmi muze i mbetur në këtë qytet, shkruan sot “Elbasani Plus”. Ai është ngritur në një shtëpi tradicionale elbasanase, e cila në vitet 80-të falë një restaurimi u përshtat për t’u bërë muze.

Në të ndodhën vlera të mëdha  pasurore nga e gjithë treva e Elbasanit, por jo vetëm. Por, kjo pasuri kaq e madhe që gjendet në këtë muze, rrezikon të humbasë si rezultat i amortizimit të godinës, e cila është në një gjendje shumë të keqe.

Sa i përket gjendjes aktuale të muzeut, ajo nuk paraqitet ndër më të mirat, pasi kati i parë ka një nivel të madh lagështire. Gjithashtu edhe katet e sipërme duken të rrezikuar, pasi çatia e dëmtuar mund të  përcjellë  lagështirë në tavanin e çmuar të kësaj godine. Kjo gjendje ka ardhur edhe si rezultat i mungesës së investimeve, të cilat mungojnë  prej 30 vjetësh.

Kjo gjendje aktuale e muzeut, por edhe dyshimi mbi mbylljen e tij ngrenë një pikëpyetje tepër të madhe. Çfarë do të bëhet me fondin e muzeut i cili përbëhet nga 800 objekte të rralla historike, rreth 80 punime zejtarie të rralla dhe veshje popullore?

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar