Murinjo: Ronaldo mendon sikur i di të gjitha

Murinjo: Ronaldo mendon sikur i di të gjitha

Tekniku Hoze Murinjo i ka dhënë një goditje të fortë yllit portugez Kristiano Ronaldo, sapo është larguar nga drejtimi i Realit të Madridit. Megjithatë, Murinjo ka deklaruar për mediat portugeze se Ronaldo ka kaluar tre sezone fantastike me të. “Ne gjetëm një taktikë loje, ku ai mori më të mirën e vetes dhe shënoi shumë gola.

Tekniku Hoze Murinjo i ka dhënë një goditje të fortë yllit portugez Kristiano Ronaldo, sapo është larguar nga drejtimi i Realit të Madridit. Megjithatë, Murinjo ka deklaruar për mediat portugeze se Ronaldo ka kaluar tre sezone fantastike me të.

“Ne gjetëm një taktikë loje, ku ai mori më të mirën e vetes dhe shënoi shumë gola. Kam pasur një problem me të edhe pse nuk ka rënë në sy. Gjithmonë e kam kritikuar për nga ana taktike, sepse e ndjeja që mund të përmirësohej akoma dhe më shumë, por ai nuk i ka pranuar ato që i kam thënë, sepse ai mendon se tashmë di çdo gjë dhe se trajneri nuk mund ta ndihmojë të rritet edhe më”, ka thënë “Special One”.

Gjithashtu portugezi ka folur edhe për zënkën e tij me bashkëkombësin tjetër, mbrojtësin Pepe. ”Pepen të gjithë e donin jashtë skuadrës së Realit të Madrid, por e kam mbajtur në skuadër. Ai e humbi vendin e titullarit pas një dëmtimi, ndërsa Rafael Varane bëri një punë të mirë gjatë mungesës së tij. Francezi e meritonte të luante dhe Pepe nuk u përshtat mirë me situatën e re”, shtoi më tej Murinjo.

Aktualisht portugezi Hoze Murinjo është zyrtarizuar si trajner i londinezëve të Çelsit pas aventurës së tij trevjeçare me Realin e Madridit.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar