Mungesa e hekurit tek fëmijët

Mungesa e hekurit  tek fëmijët

Mungesa e hekurit tek fëmijët bëhet shkak i prishjes së zhvillimit social, ai ndikon në zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve.  Ndërkohë që dihet se mungesa e hekurit ndikon negativisht në zhvillimin e trurit nuk duhet harruar se kurimi me vonesë i saj sjell humbje të parivokueshme. Veçanërisht periudha mes 0-3 vjeç , ku zhvillimi

Mungesa e hekurit tek fëmijët bëhet shkak i prishjes së zhvillimit social, ai ndikon në zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve.  Ndërkohë që dihet se mungesa e hekurit ndikon negativisht në zhvillimin e trurit nuk duhet harruar se kurimi me vonesë i saj sjell humbje të parivokueshme.

Veçanërisht periudha mes 0-3 vjeç , ku zhvillimi merr hov dhe ku i kushtohet shumë rëndësi ushqyerjes, zhvillimit fizik dhe mendor të fëmijës. Truri është një zonë shumë e ndjeshme ndaj mungesës së hekurit. Ushqimi më i mire që mund t’i jepet fëmijës gjatë 6 muajve të parë është qumështi i nënës. Hekuri i depozituar dhe i marrë nga nëna gjatë 6 muajve të parë është mëse i mjaftueshëm. Por nëse pas 6 muajve të parë qumështi i nënës është i pamjaftueshëm atëherë femijës mund t’i jepen ushqime të posaçme për fëmijë të pasura me hekur (mish, vezë etj).

Duhet qëndruar larg produkteve te cilat e shëndoshin fëmijën si mielli i orizit, biskotat dhe nuk duhet harruar se qumështi i lopes nuk këshillohet para moshës 1 vjeç për shkak të sasisë së pakët të hekurit që përmban.

Anemia e mungesës së hekurit e shfaqur në vitet e para të fëmijërisë mund të bëhet shkak për uljen e përformancës në mësime tek femijët e grupmoshës 11-14 vjeç. Fëmijët të cilët shfaqin mungesë hekuri deri në moshën 2 vjeç kanë një zhvillim të ulet fizik dhe mendor. Edhe nëse më pas mund të marrin hekur shtesë kjo humbje nuk mund të kompensohet.

 /Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar