Mungesa e fondeve, nis anulimi i tenderëve në APP

Situata e vështirë e financave publike do ta detyrojë qeverinë që të bëjë shkurtime në buxhet dhe  institucionet në varësi do të duhet të përshtaten me fonde minimale. Pas vendimit për të disiplinuar përdorimin e shpenzimeve buxhetore më datë 15 korrik 2013, vendim që kufizon blerjet e shërbimeve nga ana e institucioneve dhe çdo lloj

Situata e vështirë e financave publike do ta detyrojë qeverinë që të bëjë shkurtime në buxhet dhe  institucionet në varësi do të duhet të përshtaten me fonde minimale. Pas vendimit për të disiplinuar përdorimin e shpenzimeve buxhetore më datë 15 korrik 2013, vendim që kufizon blerjet e shërbimeve nga ana e institucioneve dhe çdo lloj shpenzimi tjetër, kanë filluar edhe masat e para. Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar anulimin e një sërë tenderësh që vijnë si efekt i vendimit të qeverisë, i marrë një javë më parë.

Mirëmbajtja e rrugëve është pjesa që duket se do të preket më shumë nga shkurtimet që do të bëhen në fondet e institucioneve.

Autoritetet rrugore kanë njoftuar anulimin e gjashtë tenderëve të mirëmbajtjes së rrugëve. Të tilla janë: rruga Vlorë-Dorrëz dhe Sevaster- Kalivaç, Gjirokastër-Kalivaç, Strum – Qafë-Marinëz dhe rruga Sheq Marinëz, shtuar këtu dhe aksin Metohasim– Kafaraj dhe rruga nacionale–Grabian.

Mirëmbajtja rutinë e këtyre rrugëve duket se do të mungojë ndërkohë që është hequr dorë dhe nga kontraktimi i shërbimit për mirëmbajtjen dimërore të disa rrugëve, siç është rasti i rrugës Berat– Gllave dhe rruga Gllave– Antene. Një tjetër rrugë që do të jetë pa mirëmbajtje është edhe ajo që fillon nga Ura e Goricës–Mbreshtan–Sinje dhe rruga Kutalli–Gorician– Hinkë.

Të tjera shkurtime fondesh do të prekin rikonstruksionet. Godinat që deri më tani nuk janë rikonstruktuar do të duhet të presin buxhetin e ri. Dy tenderë rikonstruksionesh janë anuluar vetëm në buletinin e fundit.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar