MUAJI I RAMAZANIT

MUAJI I RAMAZANIT

Muaji i Ramazanit është muaj agjërimi për muslimanët. Në këtë muaj ka zbritur libri i shenjtë i Kur’anit. “ (ato ditë të numëruara janë Muaji i Ramadanit[1] që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallies (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e

Muaji i Ramazanit është muaj agjërimi për muslimanët. Në këtë muaj ka zbritur libri i shenjtë i Kur’anit. “ (ato ditë të numëruara janë Muaji i Ramadanit[1] që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallies (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”[2]

Ky muaj është i shenjtë për muslimanët. Siç thuhet edhe në Kur’an, në këtë muaj çdo musliman e ka obligim të agjërojë. Agjërimi është ritual fetar, i cili konsiston në mosngrënien dhe mospirjen, nga lindja e fijes së parë të dritës së diellit deri në mbrëmje.

Ramazani përcillet dita-ditës me iftare[3], duke gatuar gjellra sa më të mira dhe sa më të bollshme. Gjatë këtij muaji, muslimanët ftojnë njëri-tjetrin në iftare, për të ndarë begatinë e ushqimit dhe për të kërkuar kënaqësinë e All-llahut. Më shumë se në çdo muaj tjetër, në këtë 30-ditësh, muslimani vrapon për të dhënë lëmoshë, për të bërë të mira, si edhe lexojnë më shumë librin e shenjtë të Kur’anit. Obligimi i tyre në këtë muaj përveç agjёrimit, është edhe dhënia e Zekatit[4].

Siç edhe çdo vit, edhe në Shqipëri, Ramazani përcillet me vizita iftaresh dhe të shkuarit në xhami (ku kryejnë ritualin e namazit të jacisë (darkës) si edhe kryejnë namazin e teravisë. Namazi i teravisë është ritual specifik vetëm në këtë muaj).

Në një nga ditët e 10-ditëshit të fundit të Ramazanit festohet bujshëm Nata e Kadrit. Kjo Natë është nata më e shenjuar në këtë muaj, sepse në këtë natë ka zbritur Kur’ani. “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit)”[5] Në këtë Natë, fluksi i muslimanëve nëpër xhami është mjaft i madh. Lutjet që i bëjnë All-llahut, tendenca për të bërë mirë, për të dhënë sadaka si edhe për të lexuar librin e Kur’anit janë intensifikisht mjaft të vrullshme.

Në vitin 2012, në Tiranë, kjo natë ka qenë  organizim fetar mjaft i arrirë. KMSH organizoi një program në sheshin “Nënë Tereza” me ligjërata fetare, muzikë dhe këngë fetare si edhe këndim të Kur’anit nga imam të njohur. Qindra musliman ishin në këtë program, duke shkëmbyer vllazërisht përshëndetjen e tyre: “Selam alejkum” dhe duke bashkuar supet me njëri-tjetrin për të kryer ritualin fetar të namazit (të darkës dhe namazin e teravive).

Në këtë mënyrë muslimanët e  festojnë këtë natë të tyre të shenjtë, deri në orët e para të mëngjesit.

Pas 30-ditësh agjërim, muaji i Ramazanit ia lë vendin festës fetare të Fiter Bajramit. Dhënia e vitrave[6]  dhe gati në orën 7:00 të mëngjesit, falja e ritualit të namazit të bajramit shenjon tri ditë festive të Fiter Bajramit.

/Alba Boriçi/


[1] Ramadan është në arabisht ekuivalenca e Ramazan. Pra, është fjala për muajin e Ramazanit.

[2]  Kur’an, 2:185, fq.57

[3] Iftari është koha e darkës së agjëruesit.

[4] Zekati: nga pasuria neto për një vit jep një të dyzetën.

[5] Kur’an, 44:3, fq.569.

[6] Vitrat janë një sasi e vogël parash, gati 200 lekë për person familjeje, që japin muslimanët atyre që kanë nevojë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar