MTKRS, përkujton poetit Havzi Nela

MTKRS, përkujton poetit Havzi Nela

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkpunim me Unioni Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë do të organizojnë sot një ceremoni përkujtimore kushtuar 25 vjetorit të ekzekutimit të poetit disident Havzi Nela. Poeti Nela është cilësuar si një nga njerëz që nuk u pajtua asnjëherë me regjimin e diktatorit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkpunim me Unioni Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë do të organizojnë sot një ceremoni përkujtimore kushtuar 25 vjetorit të ekzekutimit të poetit disident Havzi Nela.

Poeti Nela është cilësuar si një nga njerëz që nuk u pajtua asnjëherë me regjimin e diktatorit Enver Hoxha dhe për kërë arsye u ekzekutuar.

Poeti Havzi Nela ka lindur në fshatin Kollovoz të Kuksit në 20 shkurt 1934. Shkollën fillore e fillon në qytetin e Tiranës dhe mbaron në qytetin e Kuksit, ai vazhdon më tej shkollën pedagogjike në qytetin e Shkodrës.

I etur për arsim dhe dije edhe pse në gjendje të vështirë ekonomike, jetim, vazhdon arsimin e lartë me korrespondencë duke shërbyer në dhjetëra shkolla në mbarë Shqipërinë.

Në këtë ceremoninë e organizuar sot do të ketë referime mbi veprën e tij, ku nuk do të mungojnë dhe familjarë të poetit.

/Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar