MSH:Ligj për kontrollin e produkteve kozmetike

MSH:Ligj për kontrollin e produkteve kozmetike

Ministria e Shëndetësisë po përgatit ligjin për produktet kozmetike, i cili konsiderohet mjaft i rëndësishëm. “Aktualisht jemi duke përpunuar ligjin për produktet kozmetike, që përbën një rëndësi të madhe. Ky ligj po përgatitet edhe me konsulencë të huaj”, tha Barjola Muhametaj, Shefe e Farmaceutikës në MSH. Sipas saj, kjo është një risi, pasi me këtë

Ministria e Shëndetësisë po përgatit ligjin për produktet kozmetike, i cili konsiderohet mjaft i rëndësishëm.

“Aktualisht jemi duke përpunuar ligjin për produktet kozmetike, që përbën një rëndësi të madhe. Ky ligj po përgatitet edhe me konsulencë të huaj”, tha Barjola Muhametaj, Shefe e Farmaceutikës në MSH.

Sipas saj, kjo është një risi, pasi me këtë ligj duhet të ushtrohet kontroll jo vetëm në farmaci por edhe në supermarket.

Kontrolli i produkteve kozmetike merr një rëndësi të madhe, nisur nga problemet që mund të shkaktojnë në shëndet produktet e pakontrolluara.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar