MPJ: Do vazhdojë kthimi nga Hungaria deri në kosovarin e fundit

MPJ: Do vazhdojë kthimi nga Hungaria deri në kosovarin e fundit

110 shtetas kosovarë që ndodhen në Hungari pritet të kthehen nesër në Kosovë. Lajmi  është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme te Kosovës.  Sipas zëdhënësit të kësaj Ministrie Artan Behrami, kthimi i tyre do të bëhet me aeroplan. “Një përpjekje e ngjashme pritet të ndodh në fillim të gushtit”, ka thënë  Behrami

110 shtetas kosovarë që ndodhen në Hungari pritet të kthehen nesër në Kosovë. Lajmi  është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme te Kosovës.  Sipas zëdhënësit të kësaj Ministrie Artan Behrami, kthimi i tyre do të bëhet me aeroplan. “Një përpjekje e ngjashme pritet të ndodh në fillim të gushtit”, ka thënë  Behrami për “Express”.

Sipas Behramit, kthimi përmes IOM-it vazhdon, derisa pritet rritja e numrit që lejohen të kthehen në një fluturim.

“Mundësi tjetër kthimi është edhe me vetëfinancim, mirëpo vetëm për ata që kapen duke hyrë në Hungari dhe nuk kërkojnë azil. Kthimi do të vazhdojë deri në kosovarin e fundit, nga 500 sa ndodhen aktualisht në Hungari”, sqaron Behrami

Ministria thotë se përmes ambasadës në Budapest  po mbledh informacione për vendndodhjen, trajtimin si dhe aspektet tjera që lidhen me akomodimin e përkohshëm të shqiptarëve të Kosovës në Hungari.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar