Moto X, së shpejti në treg

0

Google dhe Motorola do të zbulojnë modelin e ri të telefonit të saj të mençur, Motorola Moto X në një ngjarje mediale në New York, të cilën do ta mbajë më 1 gusht.

Më pas, pritet që kompania e blerë nga Google të fillojë shitjen e modelit të shumë-përfolur të telefonit gjatë muajit gusht.

Sipas informacioneve nga prodhuesit e njohur aAmerikan thuhet se fillimisht telefoni do të dalë në tregun Amerikan, tek 5 operatorët e mëdhenj mobil në këtë vend, duke përfshirë emrat si Verizon, AT&T, Sprint, T-Mobile dhe US Cellular.

Telefoni më i ri do të vijë me ngjyra të ndryshme, si dhe do të perfshijë edhe procesorin dual core 1.7 GHz Snapdragon S4 Pro, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme si dhe ekranin HD.

/Klajdi Lleshi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here