E gjithë zona verilindore e Shqipërisë është përfshirë nga ngricat dhe moti i ftohtë, jo vetëm në zonën rurale, por edhe në qytete. Nga raportimet e deritanishme mësohet se në akset rrugore fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident gjatë fundjavës, megjithëse qarkullimi vazhdon normalisht. “Situata vlerësohet normale në rajonin verilindor, ndërsa për të minimizuar rrezikun nga akulli, në akset
E gjithë zona verilindore e Shqipërisë është përfshirë nga ngricat dhe moti i ftohtë, jo vetëm në zonën rurale, por edhe në qytete. Nga raportimet e deritanishme mësohet se në akset rrugore fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident gjatë fundjavës, megjithëse qarkullimi vazhdon normalisht.
“Situata vlerësohet normale në rajonin verilindor, ndërsa për të minimizuar rrezikun nga akulli, në akset kryesore rrugore po hidhet kripë e skorje”, thonë autoritet e zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit.
Temperaturat e ajrit kanë rënë deri në -5 gradë Celsius, ndërkohë që edhe furnizimi me energji elektrike për zonat e Kukësit dhe Dibrës është normal.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *