“Mosmarrëveshja”, drama e Kamysë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

0

Provat per dramën ‘’Mosmarrëveshja’’ kanë nisur dhe pritet që shfaqja të jetë gati në fund të muajt maj.

Regjisorja Fata Hyseni ka menduar që krahas temave të dashurisë dhe mos dashurisë të përfshihet edhe temën e izolimit brenda shtetit. Subjekti i kësaj drame ka të bëjë me dy gra nënë e bijë të cilat zotërojnë një bujtinë dhe e shfrytëzojnë atë edhe për vrasje të klientëve, në mënyrë që t’u grabisin të hollat. Me qëllim që ato të largohen nga vendi për një jetë më të mirë.

Aktorët që do të jenë pjesë e kësaj shfaqeje janë: Kumrije Hoxha, Shpëtim Selmani, Florieta Bajraktari, Armand Ballazhi dhe Fatlume Bunjaku.

Shfaqja do të jepet në fund te muajt maj në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

B.Koro

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here