Moska negocion me Teheranin naftën iraniane

0

Irani dhe Rusia janë duke negociuar një marrëveshje për këmbimin e naftës për ushqim, detajet finale të saj janë duke u përpunuar.

Marrëveshja do ti mundësonte Teheranit të rrisë ndjeshëm eksportin e naftës, përkundër sanksioneve të perëndimit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, thuhet se Moska do të blente rreth 500,000 fuçi të naftës iraniane në ditë, në këmbim të produkteve dhe pajisjeve ruse.

Ende nuk bëhet e ditur nëse marrëveshja do të zbatohet para arritjes së një marrëveshjeje finale bërthamore mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, ku edhe Rusia është anëtare e grupit.

Ndërkohë saksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kanë ulur përgjysmë eksportin e naftës iraniane, ndërsa Rusia ka asnjë lloj sanksionesh kundër Iranit.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here