“Mos u martofsh kurrë!”

Janë ato më sipër, fjalët e një personi që u kërkon lëmoshë të  gjithë kalimtarëvë në rrugë. Nuk e di se sa te peshuara janë këto fjalë apo se sa peshë mund të kënë. Mund të kenë ndikim teper të madh tek disa që i tremben realitetit, por edhe mund të mos kenë aspak ndikim

Janë ato më sipër, fjalët e një personi që u kërkon lëmoshë të  gjithë kalimtarëvë në rrugë. Nuk e di se sa te peshuara janë këto fjalë apo se sa peshë mund të kënë. Mund të kenë ndikim teper të madh tek disa që i tremben realitetit, por edhe mund të mos kenë aspak ndikim tek të tjërët. Mos u tmerroni sepse nëse është e shkruar të mbeteni beqarë, ashtu do të jeni! Duhej pak shaka në këtë mes, por nuk duket aspak shaka që personat ne nevojë t’i kenë mbushur zemrat me smirë. Nuk është etike edhe pse dashje padashje të lendosh me këto fjalë një të ve ose një baba të ri që mund t’i ketë vdekur gruaja, për disa lëmoshë.

Disa hapa më tej qëndron e heshtur një grua e gjymtuar. Ajo nuk thotë asnjë fjalë. Vetëm sheh kalimtarët tek tuk për t’i dhënë ndonjë monedhë. Kalimtarët që kalojnë, edhe pse të shumtë në numër aq sa ndonjëherë është e pamundur të kalosh pa të të shtyrë njëri, duken aq të pafajshëm sikur kjo grua po u kërkon shumë e shumë më tepër nga ajo ccka posedojnë dhe mundohen t’a shmangin.

Një tjetër, më tepër i gjymtuar se gruaja në fjalë, me një bastun në dorë dhe me një shikim gati prekës, nuk t’i heq sytë edhe nëse t’i i dhuron dicka ose jo. Një tjetër ka nxjerrë fëmijët të lypin, ashtu të pambathur mirë, të palarë, zbathur në këtë të ftohtë dimri. Të tillë ka edhe ne Elbasan, edhe ne Fier, edhe ne Korccë, edhe ne Shkodër, të  tillë ka kudo nëpër botë. Ky  është një fenomen shumë i përhapur. Por edhe që dihet se të gjithë ata, të cilët kanë marrë iniciativat për të përmirësimin e kësaj shtrese, duket që kanë bërë një punë jo shumë cilësore.

Disa do të pretendonin se ndoshta ndryshimet raciale e bëjnë këtë fënomen të trashëgueshëm. Nuk gabojnë  në këtë rast sepse duke e parë mjaft të qartë që diskriminimi racial ekziston akoma, padyshim që nga ana figurative, ky një  fenomen i trashëgueshëm do të mbetej. Në këtë rreth shoqëror kemi ekstremistë dhe liberalë. Qëndrojnë deri diku edhe ata që janë racistë, por që për hatër të zhvillimit të demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut mbajnë një qëndrim liberal. Por, ekstremizmi nuk mund të shërohet brënda ditës sepse është një “fëmijë”, i cili duhet edukuar me shumë kujdes. Pra me ekzistencën e stereotipave lindin fenomene të tilla dhe shoqëria deri diku duhet të gjejë zgjidhjen e duhur për t’a frenuar përderisa në fund të fundit nuk ka gjë të pandreqshme në këtë jetë.

Më shumë si fenomen më bën përshtypje lypja, e cila duket sikur po kthehet në një profesion. Por a mund të konsiderohet një fenomen i tillë profesion?! Mendoni një familje të tillë ku gruaja zgjohet në mëngjes dhe i thotë bashkëshortit të saj: -Zgjohu sepse duhet të shkosh në punë! Ose ose edhe fëmijëve: -Zgjohuni sepse duhet të shkoni të punoni! Por a është e drejtë kjo gjë, a është e drejtë t’u mohohet fëmijëve të vegjël shtrati i ngrohtë i mëngjesit?! Në ccfarë shoqërie po jetojmë vallë?!

Pyetjet janë të shumta dhe shpeshherë pa përgjigje. Nuk do më vinte keq nëse do më drejtoheshin dhe do të më thonin: -Mos u martofsh kurrë! Më tepër, më vjen keq fakti se përse një njeri i aftë fizikisht duhet të ulet në qoshe të rrugës dhe të kërkojë lëmoshë? Po fëmija i tij ccfare faji ka që nuk shkon të luajë me bashkëmoshatarët e tij në ccerdhe, në kopësht, por i duhet të shoqërojë babain e tij teksa lyp, apo babai i tij dëshiron që t’ia mësojë te gjitha sekretet e profesionit aq të vyer? Ose pse të mos mësojë edhe ai shqipen e shkruar si të gjithë të tjerët?

E pabesueshme por e vërtetë, të gjithë kemi përgjegjësi për këtë fenonem!

 

/Sidorela Jança/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar