Mos po i vjen fundi iPhone-it?!

Mos po i vjen fundi iPhone-it?!

Apple po përballet me një situatë të  vështirë, në mënyrë që t’i sigurojë investitorët, se nuk po e humbasim fuqinë në tregun e teknologjisë. Dyshimet kanë ardhur  pas pretendimit të një analisti të njohur në industri, i cili është shprehur se Apple është duke zvogëluar sasinë e prodhimit të iPhone. Një analist në Wedge Partners,

Apple po përballet me një situatë të  vështirë, në mënyrë që t’i sigurojë investitorët, se nuk po e humbasim fuqinë në tregun e teknologjisë. Dyshimet kanë ardhur  pas pretendimit të një analisti të njohur në industri, i cili është shprehur se Apple është duke zvogëluar sasinë e prodhimit të iPhone.

Një analist në Wedge Partners, Brian Blair, bëri të ditur në një shënim për investitorët se Apple e ka ulur sasinë e prodhimit të telefonit të saj ikonik për një të pestën e totalit në gjysmën e dytë të vitit, si përgjigje ndaj ngadalësimit të kërkesave të tregut “në nivel global” për iPhone.

Kompania Apple  ka vendosur të prodhojë  90 milionë deri në 100 milionë iPhone, për gjysmën e dytë të vitit, nga 115 deri në 120 milionë njësi sa prodhonte më herët, për periudhë të njëjtë kohore.

Apple përgjigjet për rënien e shitjeve me një model të ri të pajisjes, e cila ngjalli kërkesë për një kategori tjetër të tregut. Aktualisht duket sikur  nuk ka një plan për ta rikthyer kërkesën për iPhone.

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar