Morati: Nuk dua ta shes Interin, por ta rindërtoj

Morati: Nuk dua ta shes Interin, por ta rindërtoj

Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur rreth situatës për negociatat me indionezanin Tohir, i cili supozohet të blejë një pjesë të aksioneve të klubit. Por, Morati gjatë një aktiviteti në Bruksel ka hedhur poshtë spekullimet duke thënë: “Kam lexuar disa shifra të pabesueshme, por nuk janë aspak të vërteta. Unë nuk dua ta shes

Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur rreth situatës për negociatat me indionezanin Tohir, i cili supozohet të blejë një pjesë të aksioneve të klubit.

Por, Morati gjatë një aktiviteti në Bruksel ka hedhur poshtë spekullimet duke thënë: “Kam lexuar disa shifra të pabesueshme, por nuk janë aspak të vërteta. Unë nuk dua ta shes Interin, por ta rindërtoj atë, ta bëj një skuadër të madhe dhe të jemi elita e futbollit si në 2010. Indonezianët nuk janë të vetmit të cilët janë të interesuar për Interin, ka të tjerë të interesuar të cilët po rishfaqen sërish. Të shohim nëse do të arrijmë të shesim një pjesë të aksioneve”.

Mes pas “njëshi” i zikaltërve ka thënë se dëshiron të sjellë lojtarë të mëdhenj tek Interi, me kualitetin e  Ronaldos apo Ibrahimoviçit, të cilët e kanë veshur këtë fanellë më parë.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar