Moody’s: SHBA, performancë të shkëlqyer në 2014

Agjencia e Vlerësimit të Kreditit, Moody’s ka publikuar raportin mbi perspektivën ekonomike të Shteteve të Bashkuara moody’s të Amerikës për vitin 2014. Sipas raportit ky vit do të shënojë rritje ekonomike, ku niveli natyror i papunësisë do të vlerësohet në 5.75% të forcës puntore. Shtete e Bashkuara do të rimëkëmben me forcat e veta pa

Agjencia e Vlerësimit të Kreditit, Moody’s ka publikuar raportin mbi perspektivën ekonomike të Shteteve të Bashkuara moody’s të Amerikës për vitin 2014.

Sipas raportit ky vit do të shënojë rritje ekonomike, ku niveli natyror i papunësisë do të vlerësohet në 5.75% të forcës puntore.

Shtete e Bashkuara do të rimëkëmben me forcat e veta pa nevojën e stimujve të Rezervës Federale. Analiza e “Moody’s” ka deklaruar se familjet kanë reduktuar në mënyrë të konsiderueshme barrën e borxheve të tyre. Mesatarja pas tatimit mbi të ardhurat që familjet duhet të investojnë për shërbimin e borxhit, është më e ulta që nga viti 1980.

Një tjetër anë pozitive, sipas “Moody’s”, është sistemi bankar i mirëkapitalizuar dhe shumë likuid. Bankat po mbajnë kapital me cilësi të lartë të barabartë me më shumë se 9% të aktiveve të tyre. Edhe bizneset duket se po rifitojnë besimin.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar