Monumenti “Pavarësia” shënjestra e hajdutëve të skrapit

Monumenti “Pavarësia” shënjestra e hajdutëve të skrapit

Monumenti “Pavarësia”, i vendosur në parkun “Rinia” në kryeqytet me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, duket se ka qenë sërish në vëmendjen e hajdutëve të skrapit. Ndërsa pritej që të bëhej zëvendësimi i pllakave të para, hajdutët e skrapit nuk kanë nguruar për të grabitur sërish pjesët e saj. Para një muaji pjesës fundore

Monumenti “Pavarësia”, i vendosur në parkun “Rinia” në kryeqytet me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, duket se ka qenë sërish në vëmendjen e hajdutëve të skrapit. Ndërsa pritej që të bëhej zëvendësimi i pllakave të para, hajdutët e skrapit nuk kanë nguruar për të grabitur sërish pjesët e saj.

Para një muaji pjesës fundore i mungonin vetëm katër  pllaka, tashmë duket se ajo ka mbetur totalisht e zhveshur. Ka kaluar mese një muaj që nga vjedhja e parë “zyrtare” për të kuptuar se ndaj kësaj vepre nuk është marrë asnjë masë mbrojtëse dhe që ky akt ka vazhduar edhe më tej.

Përpara një muaji reagimet nga ana e institucioneve ishin të ashpra. Nga ana e Galerisë Kombëtare të Arteve bëhej për të disatën herë thirrje që ky objekt të ruhej me policë në vijimësi. Ndërsa nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ky akt u dënua pasi fyente ndjenjat patriotike të të gjithë shqiptarëve.

Monumenti “Pavarësia” u përuruar më 28 Nëntor 2012, me një vlerë të madhe financiare. Vetëm një pllakë e tij kushton 380 euro, ndërkohë që herës së shkuar, një syresh është shitur për vetëm 2 mijë lekë.

Monumenti është 6,4 metra i lartë dhe peshon 14 tonë. Skeleti i veprës është material çeliku dhe distanciatorët e veshjes me pllakat në formë piramidash të përmbysura e të ngritura, janë prej alumini. Vetëm ato mësohet të peshojnë rreth 400 kg, ndërsa bronzi rreth 5 tonë.

Realizimi i kësaj vepre ka kushtuar 350 mijë euro. Vepra është realizuar nga artistët Visar Obrija dhe Kai Kiklas, të cilët u përzgjodhën në një konkurs të shpallur nga MTKRS, ku morën pjesë 61 artistë shqiptarë e të huaj me 81 vepra.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar