Skuadra e Monakos po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për sulmuesin e Realit të Madridit dhe kombëtares portugeze, Kristiano Ronaldo. Lajmi bëhet i ditur sipas gazetës “El Mundo Deportivo”, e cila shkruan se lëvizja e Ronaldos tek skuadra e Principatës mund të jetë një nga transferimet më të shtrenjta të historisë së futbollit.
Skuadra e Monakos po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për sulmuesin e Realit të Madridit dhe kombëtares portugeze, Kristiano Ronaldo.
Lajmi bëhet i ditur sipas gazetës “El Mundo Deportivo”, e cila shkruan se lëvizja e Ronaldos tek skuadra e Principatës mund të jetë një nga transferimet më të shtrenjta të historisë së futbollit. Paga e sulmuesit mund të variojë nga 22-24 milionë euro duke e bërë futbollistin më të paguar deri më tani.
Klubi francez pasi bëri goditjet e mëdha të kësaj merkatoje, duke i rrëmbyer Atletikos së Madridit Radamel Falkaon dhe Portos dy yjet e saj, Xhejms Rodriguez dhe Zhao Mutinjon, duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Vetë manjati rus Ribolovlev e dëshiron një transferim të tillë ku në një intervistë për shtyp ka pohuar se dëshiron ta shohë Monakon në majat e futbollit evropian dhe botëror.
/Dorjan Gjepali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *