Kryediplomatja e re e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, vlerëson se Shqipëria gjatë muajve të fundit ka ecur mirë në drejtim të reformave. Deklarata e Shefes së re të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini është bërë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Në cilësinë e ministres së Jashtme të Italisë, vend i
Kryediplomatja e re e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, vlerëson se Shqipëria gjatë muajve të fundit ka ecur mirë në drejtim të reformave.
Deklarata e Shefes së re të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini është bërë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
Në cilësinë e ministres së Jashtme të Italisë, vend i cili mban edhe presidencën e BE-së, Frederica Mogherini vlerëson se Shqipëria ka treguar vullnet për të kryer reforma sa i përket rrugës drejt BE-së.
Diplomatja evropiane tha se vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së është edhe në interesin e Unionit, për arsye stabiliteti, sigurie dhe prosperitet ekonomik. Një vend të rëndësishëm në fjalën e saj zuri dhe situata në Ukrainë dhe projekti TAP.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *