Modriç merr Topin e Artë

Topi e Artë për vitin 2018 u fitua nga  Luka Modriç, duke ndalur kështu  hegjemoninë e dyshes Lionel Messi – Cristiano Ronaldo që zgjaste prej vitit 2008. Madje Messi mbeti jashtë podiumit duke u renditur i pesti, ndërsa Ronaldo u rendit  i dyti.   Sipas asaj që zbuluan  mediat sportive,  Modriç  mori thuajse dy herë më

Topi e Artë për vitin 2018 u fitua nga  Luka Modriç, duke ndalur kështu  hegjemoninë e dyshes Lionel Messi – Cristiano Ronaldo që zgjaste prej vitit 2008. Madje Messi mbeti jashtë podiumit duke u renditur i pesti, ndërsa Ronaldo u rendit  i dyti.

Real Madrid CF v CD Leganes - La Liga

 

Sipas asaj që zbuluan  mediat sportive,  Modriç  mori thuajse dy herë më shumë pikë se Cristiano Ronaldo. Kroati triumfoi në një tjetër anketë, pasi u shpall lojtari më i mirë nga FIFA dhe UEFA. I treti u klasifikua Antoine Griezmann.

Ceremonia u  mbajt  të hënën në Paris, ku u vu re se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk morën pjesë. Për Topin e Artë votuan 180 gazetarë. Këtë vit u dha edhe trofeu ‘Kopa’, për herë të parë një vlerësim për futbollistët deri 21 vjeç, ku triumfoi Kylian Mbappe. Norvegjezja Ada Hegerberg u bë e para që mori Topin e Artë në kategorinë e femrave.

 

 

 

 

//T.Mazreku//

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar