Mjektë kundërshtojnë ndryshimin e ambienteve të QSUT

Mjektë kundërshtojnë ndryshimin e ambienteve të QSUT

Tiranë – Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova zhvilloi një takim me mjekët e kirurgjisë dhe urologjisë në QSUT. Takimi erdhi vetëm pak ditë pasi bluzat e bardha kundërshtuan vendimin për ndryshimin e ambienteve. Shërbimi i kirurgjisë në spitalin “Nënë Tereza” është propozuar të zhvendoset në Spitalin Ushtarak. Për shkak të amortizimit të godinës, mungesës së investimeve,

Tiranë – Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova zhvilloi një takim me mjekët e kirurgjisë dhe urologjisë në QSUT. Takimi erdhi vetëm pak ditë pasi bluzat e bardha kundërshtuan vendimin për ndryshimin e ambienteve.

Shërbimi i kirurgjisë në spitalin “Nënë Tereza” është propozuar të zhvendoset në Spitalin Ushtarak. Për shkak të amortizimit të godinës, mungesës së investimeve, por edhe problemeve të tjera të karakterit infrastrukturor, për këtë shërbim administrata spitalore ka propozuar pak kohë më parë të zhvendoset drejt qendrës spitalore ushtarake.

Mjekët e Spitalit Ushtarak, të cilët kanë kundërshtuar heqjen e “gradave” të këtij spitali, si dhe cenimin e hapësirës publike. Sipas tyre, nëse do të ketë transferime të shërbimeve nga spitali civil “Nënë Tereza” në Spitalin Ushtarak, qendra nuk ka pse të cenohet më tej, hapësira nuk ka pse të ngushtohet pasi, edhe kaq shërbimeve të Ushtarakut po u “zihet fryma”.

Ato theksojne se  është e pamenduar mirë thuajse alogjike, lënia e një qendre spitalore universitare pa shërbimin e kirurgjisë. Puna e këtij shërbimi është e lidhur me pavijonet e tjera, me imazherinë, me diagnostikimin, me të gjitha shërbimet e tjera që funksionojnë si mbështetëse para apo pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Kirurgët e qendrës spitalore, mjekët e QSUT-së menjehere pas kësaj kanë ballafaquar mendimet dhe argumentet dhe vendosën të nënshkruajnë një peticion dërguar propozuesit, qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” se si e mendojnë ata draftprojektin e paraqitur dhe çfarë do të thotë kjo për një spital terciar, sipas mendjes së ekspertëve dhe mjekëve më me përvojë në vend.

Kirurgët shqiptarë, të cilët prej vitesh kanë punuar në QSUT, mendojnë se transferimi i kirurgjisë në Spitalin Ushtarak është tërësisht në kundërshtim me funksionimin e punës në këtë qendër spitalore. Kirurgjia ka nevojë për investime, rikonstruksion apo ndërhyrje të tjera emergjente, afatmesme e afatgjatë, por shërbimi i kirurgjisë nuk mund të transferohet në një qendër tjetër, me mungesa hapësirash e me 100 halle të tjera.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar