Mjekim i gabuar, 25-vjeçarja kërkon 500 mijë euro

Mjekim i gabuar, 25-vjeçarja kërkon 500 mijë euro

Sonila Neço, 25- vjeçarja që dyshohet se është mjekuar gabimisht për kancer nga mjekët e Onkologjikut në QSUT, Tiranë, kërkon 500 mijë euro dëmshpërblim. Shumën prej gjysmë milioni eurosh e dëmtuara Neço ia kërkon QSUT-së dhe mjekëve që dyshohet se i kanë bërë mjekimin duke i shkaktuar asaj dëme shëndetësore të pariparueshme. Padia e Neços

Sonila Neço, 25- vjeçarja që dyshohet se është mjekuar gabimisht për kancer nga mjekët e Onkologjikut në QSUT, Tiranë, kërkon 500 mijë euro dëmshpërblim. Shumën prej gjysmë milioni eurosh e dëmtuara Neço ia kërkon QSUT-së dhe mjekëve që dyshohet se i kanë bërë mjekimin duke i shkaktuar asaj dëme shëndetësore të pariparueshme.

Padia e Neços është depozituar në Gjykatën e Tiranës më 4 korrik dhe mban numrin 15425, ndërsa Prokuroria e Tiranës është duke zhvilluar një hetim në lidhje me rastin e 25-vjeçares..

Në rolin e paditëses aty është Sonila Neço, ndërsa si palë e paditur është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si edhe mjekët Dh. Tarifa dhe Xh. Harasani. “Shpërblimin e dëmit të shëndetit në shumën 500 mijë euro”, thuhet në objektin e padisë, që pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Asim Vokshi.

Historia e Sonila Neços zë fill në qershor të vitit 2009, kur ajo ishte shtruar në Spitalin Infektiv pranë QSUT-së “Nënë Tereza”dhe ka qëndruar rreth 9 ditë me temperaturë. Më pas është transferuar në Spitalin Onkologjik të QSUT-së për biopsi eksplorative, që nënkupton ndërhyrje kirurgjikale dhe ekzaminimin e materialit të nxjerrë pas operacionit.

Analizat e bëra me këto materiale tregonin, sipas QSUT, për një tumor të pashërueshëm. Kështu vazhdoi mjekimi spitalor për rreth pesë muaj, mjekim që përfshinte kimioterapi dhe rrezatim radioaktiv në trupin e pacientes, pra në trupin e kallezueses. Në vijim, Neço është vizituar periodikisht pranë Spitalit Onkologjik,  për shkak të disa komplikacioneve, ajo ka ribërë biopsinë, por kësaj here në një klinikë private. Nga rezultatet e analizave nga një klinika private ka rezultuar se kallëzuesja nuk ka pasur tumor, por thjesht një infeksion.

Pas një kallëzimi të së dëmtuarës Prokuroria e Tiranës nisi hetim për “mjekim të pakujdesshëm”, hetim që është pushuar dy herë. Me një urdhër të dytë të Gjykatës së Tiranës, më 25 prill të këtij viti, Prokuroria ka rihapur hetimet. Ndërkohë, vetëm vitin e shkuar shteti është detyruar të paguajë rreth 300 mijë euro për gabime të bëra prej mjekëve.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar