Mjekët: Mos i pastroni veshët, përbën rrezik

Mjekët: Mos i pastroni veshët, përbën rrezik

Njerëzit që janë të prirë për t’i pastruar veshët nga brenda, duhet të heqin dorë menjëherë nga ky zakon. Veshët pastrohen vetë! Futja e një shkopi pambuku apo ndonjë gjë tjetër në vesh, është veprim jo vetëm i pashëndetshëm, por edhe i rrezikshëm. Shumica e njerëzve fillojnë të zhbirojnë veshët duke shpresuar për të hequr

Njerëzit që janë të prirë për t’i pastruar veshët nga brenda, duhet të heqin dorë menjëherë nga ky zakon. Veshët pastrohen vetë! Futja e një shkopi pambuku apo ndonjë gjë tjetër në vesh, është veprim jo vetëm i pashëndetshëm, por edhe i rrezikshëm.

Shumica e njerëzve fillojnë të zhbirojnë veshët duke shpresuar për të hequr dyllin e krijuar në kanalin e veshit. Por mjekët thonë se dylli i veshit, megjithatë, është i butë dhe si rrjedhim del jashtë vetvetiu.

Duke kruajtur veshin me një kunj druri të mbështjellë më pambuk, personi nuk bën gjë tjetër veçse e shtyn dyllin më thellë brenda në vesh. Dhe kjo më pas ka rezultat, vizitën tek mjeku.

Bllokimi nga dylli është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dëgjimit. Gjithashtu, duke ngacmuar kanalin e veshit krijohen mundësi për dëmtimin ose çarjen e daulles së veshit.

Dylli në vesh ekziston për një arsye; për të mbrojtur veshët nga pluhuri, grimcat e vogla dhe bakteret. Dylli mbron edhe lëkurën delikate të kanalit të veshit nga ngacmimet ose pezmatimet nga uji gjatë larjes.

Pra shprehja “pastro veshët” duhet kuptuar vetëm si; pastro me kujdes pjesën e jashtme të veshëve duke përdorur një peshqir të lagur me ujë e sapun dhe pastaj thjesht fshije me peshqir të thatë.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar