Mjekësia diskriminuese në Shqipëri

0

Raporti i publikuar i Bankës Botërore tregon se mbështetja e madhe tek shpenzimet vetjake e ka bërë sistemin shëndetësor shqiptar një nga më të pabarabartët në Europë dhe Azi.

Sipas këtij raporti, shqiptarët shpenzojnë 750 milionë euro në vit për trajtim mjekësor. Nga këto vetëm 40% paguhen nga qeveria, ndërsa pjesa tjetër paguhet nga vetë qytetarët.

Kjo shifër e vendos Shqipërinë në vendin e 5-të në Europë, ku familjet janë të detyruar të paguajnë peshën më të madhe të kurimit nga buxhetet e tyre.

Mesatarja e BE rezulton rreth 17% ose mbi tre herë më e vogël.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here