Mitrovicë, shpërthim në lokalin e kandidatit serb

  Veriu i Mitrovicës është tronditur sot në orët e para të mëngjesit nga një shpërthimi fuqishëm nga i cili fatmirësisht  s’kishte viktima, por raportohet për dëme të konsiderueshme  materiale. Tanjug raporton se shpërthimi ka ndodhur në orën 3 e 15 minuta të mëngjesit në rrugën Sutjeska, nga i cili janë dëmtuar tri lokale. Por, shënjestër thuhet të ketë qenë një lokal i ushqimit të shpejtë – “Do koske”, ndërsa kanë pësuar dëmtime edhe një kafiteri dhe një bastore afër tij. Burime nga kjo pjesë e qytetit bëjnë të ditur se lokali në të cilin ndodhi shpërthimi është pronë e Lubisha Kostiqit, ish-kandidat për këshilltar i SLS për zgjedhjet e 3 nëntorit, që ndërkohë ka dalë nga kjo listë. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa Policia e Kosovës ka mbërritur për të bërë hetimet e rastit. Shefi i Policisë Rajonale të Kosovës, Zhelko Bojiq  u  ka deklaruar mediave se ende nuk mund të thuhet  se çfarë lloji mjeti shpërthyes është përdorur e as për motivet e shpërthimit. /Elta Liksenaj/  ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar