Misioni PAMECA 4 nga BE, Sequi: Presim rezultate konkrete nga policia

0

Gjatë konferencës së sotme në kuadër të nisjes së misionit PAMECA IV, financim i BE prej 4 mln eurosh, ambasadori i BE-së  në vendin tonë, Ettore Sequi ka theksuar se Bashkimi Europian është i angazhuar për të mbështetur policinë e Shtetit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ndërkohë  ndër të tjera ai ka shtuar se, BE-ja pret të shohë rezultate konkrete në këtë rrugë.

Gjatë fjalës së tij Sequi tha se: “Mbështesim luftën kundër korrupsionit. Duam të shikojmë rezultate konkrete. Duhet të ketë gjyqësor dhe institucione ligjzbatuese më të forta dhe efektive. BE kërkon forcimin e kapaciteteve të policisë. Policia të jetë sa më pranë standardeve të BE-së”.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka theksuar se qeveria e re ka treguar vullnet të plotë për të luftuar çdo formë të shkeljes së ligjit dhe ka garantuar se do të bëhet gjithçka në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here