Mishi i pulës mbron nga kanceri i zorrës së trashë

0

Është arritur në përfundim se mishi i pulës tek adoleshentët ul rrezikun për kancer të zorrës së trashë,  rreth 20%.

Ekspertët e Universitetit të Bostonit kanë dëshmuar se mishi i pulës ul rrezikun e zhvillimit të adenomës, pjesë e rritur që i paraprin kancerit. Ky është hulumtimi i parë që tregoi se lloji i mishit që hamë si adoleshentë më vonë mund të ndikojë në krijimin e kancerit. Anembanë botës njerëzit çdo vit sëmuren nga kanceri i zorrës së trashë, e shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje është shumë e lartë.

Të sëmurët nga kanceri i zorrës së trashë rëndom e zbulojnë sëmundjen kur ajo është në fazë të vonshme. Konsiderohet se shkaktarët kryesorë të kancerit të zorrës së trashë janë: mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi i yndyrshëm dhe mishi i kuq. Zhvillimi i kancerit të zorrës së trashë është proces shumë i gjatë, për këtë arsye shkencëtarët me vite të tëra e kanë përcjellë cili mish ndikon në  shfaqjen e sëmundjes. Studimi  në të cilin u dëshmua kjo, u quajt “Nurses Health Study 2” dhe nisi në fund të viteve ’20 të shekullit të kaluar, e rezultatet u  publikuan në revistën amerikane “Journal of Epidemiology”.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here