Miratohet, Shqipëria merr statusin kandidat

Është tashmë realitet. Shqipëria merr statusin e vendit kandidat. 28 vendet e BE-së votuan në unanimitet  “pro” për statusin e Shqipërisë. Lajmin e publikoi fillimisht Stefan Fyle ne Twitter me një postim edhe në gjuhën shqipe. “Urime për statusin kandidat miratuar nga ministrat. Urime Shqipërisë për statusin kandidat. Njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për

Është tashmë realitet. Shqipëria merr statusin e vendit kandidat. 28 vendet e BE-së votuan në unanimitet  “pro” për statusin e Shqipërisë.

Lajmin e publikoi fillimisht Stefan Fyle ne Twitter me një postim edhe në gjuhën shqipe. “Urime për statusin kandidat miratuar nga ministrat. Urime Shqipërisë për statusin kandidat. Njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë. Ministrat e Jashtëm sapo ranë dakord për statusin”, shkruan Fyle.

Kryeministri Edi Rama shruan në Twitter  se ndihet krenar për këtë arritje të të gjithëve.

“Sa fola me Stefan Fulen e jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë e sigurisht #PS-LSI 🙂 Flm e

mirënjohje për gjithë JU “, shkruan kryeministri Edi Rama në Twitter.

Marrjen e statusit e përshëndeti edhe kreu i PD-së Basha nga aktiviteti për stacionin multimodal të Tiranës.

Më vonë, rreth orës 12:30, pritet dalja e kreut të ekzekutivit në një deklaratë publike.

\Shkëndije Çurri\

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar