Miratohet projektligji për shpenzimet e zyrtarëve

0

Miratimi i projektligjit “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë” ka ngjallur debate të forta dhe akuzash mes opozitës dhe maxhorancës në komisionin e Ekonomisë.

Me miratimin e këtij ligji qeveria i kursen buxhetit të shtetit kursehen 165 milionë lekë në vit, ndërsa për dy muajt e mbetur të vitit ai do të kursejë 20 milionë lekë.

P/ligji parashikon eleminimin e të drejtës së përfitimit të bonusit të shërbimit të transportit: për funksionarët e sistemit gjyqësor dhe të sistemit të prokurorisë: për funksionarët e sistemit ushtarak dhe policor: për funksionet drejtuese të pushtetit vendor: për funksionin drejtues të disa institucioneve qëndrore, që kanë shpërndarje të gjerë territoriale (sic është rasti i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave, ISSH dhe ISKSH).

P/ligji n parashikon që numri i funksioneve përfituese të bonusit financiar, reduktohet në 14 funksione nga 46 funksione që përfitojnë aktualisht, ndërsa numri i përfituesve bëhet rreth 187 funksionarë nga rreth 624 funksionarë që përfitojnë aktualisht.

Gjithashtu p/ligji përcakton eleminimin e të drejtës së indeksimit të masës së përfitimit financiar mujor për shkak të inflacionit vjetor, pasi ky përcaktim ndikon në rritjen e shpenzimeve buxhetore.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here